DoctoR-ToNY
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
DoctoR-ToNY

Besoj se do te kaloni mire ne Forum
 
ForumPortaliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» free full hentai movie free full hentai movie download
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Icon_minitimeTue Aug 02, 2011 12:13 pm nga Vizitor

» Opowiadania erotyczne
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Icon_minitimeMon Aug 01, 2011 12:47 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Icon_minitimeSun Jul 31, 2011 11:12 am nga Vizitor

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Icon_minitimeWed Nov 18, 2009 1:23 pm nga ardianii

» Shqip Mesenger RISI
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Icon_minitimeWed Jan 28, 2009 4:46 am nga prenki

Top posters
Doctor-TonY (285)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
KattZ.=) (125)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
prenki (23)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
niki (19)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
€nDrIn (10)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
albateamhacker2 (7)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
GuttaaaA`Ss (5)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
caki027 (2)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
alban (2)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
Ibish_sakica (1)
Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_lcapMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Voting_barMesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Vote_rcap 
Kush ėshtė nė linjė
1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 13 mė Wed Aug 11, 2010 11:41 am
Statistikat
Forumi ka 87 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Afrimi

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 470 artikuj v 173 temat
identifikimi
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Powered by:Doctor-TonY
Powered by:Doctor-TonY 2008

 

 Mesime Islamike per Agjerimin e njeriut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Doctor-TonY
The WebMaster
The WebMaster
Doctor-TonY


Numri i postimeve : 285
Join date : 15/08/2008
Location : Perpara Prizrenit :D

Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Empty
MesazhTitulli: Mesime Islamike per Agjerimin e njeriut   Mesime  Islamike per Agjerimin e njeriut Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 12:08 pm

Agjėrimi dhe njeriu



Nuk mund ta pėrcaktojmė dhe perceptojmė drejtė objektivin dhe sekretin hyjnor tė kėtij adhurimi vetėm nėse pėrcaktojmė drejtė sekretin dhe realitetin e njeriut. Pra kush ėshtė njeriu?! Cili ėshtė realiteti i tij?! Mos vallė njeriu ėshtė ky trup apo skelet qė rri nė kėmbė?! Apo vallė janė ky grup sistemesh, qelizash, mishi, gjaku, kockash dhe nervash?

Nė tė vėrtetė nėse njeriu do tė ishte vetėm kaq nuk do kishte gjė mė tė pavlerė dhe parėndėsishme.



Atėherė ē’ėshtė nė tė vėrtetė njeriu?!



Njeriu mėkėmbės “Halif” i Allahut nė tokė



Allahu i Madhėruar i njoftoi me madhėshti krijesat e Tij mė tė pastra, engjėjt, pėr krijimin e njeriut dhe kėtė nuk e bėri pėr krijesat e tjera, gjė qė tregon se njeriu do tė kishte njė pozitė dhe rol tė veēantė nė kėtė gjithėsi. “E kur Zoti yt u tha melaikeve Unė do tė krijoj nė tokė njė mėkėmbės”.Bekare 30

Allahu e prezanton krijesėn e Tij tė re me cilėsinė dhe karakteristikėn e tij dalluese, mėkėmbės nė tokė, mėkėmbės i Allahut Fuqiplotė dhe tė Gjithėdijshėm. Pra njeriu do tė ishte i autorizuari i Allahut nė tokė pėr ta organizuar jetėn nė kėtė planet nėn hijen e udhėzimit hyjnor, nėn shpalljen e Allahut.



Por kėtij roli kaq tė madh dhe tė lartė i duhen dhe i nevojiten mundėsi dhe faktorė tė realizimit tė tij dhe pėr kėtė Allahu i Madhėruar e pajisi njeriun dhe i mundėsoi 3 faktorė vendimtarė:



I pari: Natyra e dyfishte e krijimit te njeriut, shpirt dhe trup, apo natyre engjėllore – qiellore dhe natyre materiale – tokėsore.

“Dhe (pėrkujto) kur Zoti yt u tha engjėjve: "Unė po krijoi njeriun nga balta e tharė, e zezė dhe me erė. E kur ta pėrsosė atė (nė formėn e njeriut), do t’i japė atij shpirtin qė ėshtė krijese Imja, atėherė ju bini ne sexhde pėr tė”. Hixhr/28-29.



I dyti: Ambienti i pėrshtatshėm pėr ta luajtur kėtė rol qė ėshtė toka dhe gjithėsia. “A nuk e dini ju se Allahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ēka nė qiej e ēka nė tokė dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e Tij tė dukshmen e tė fshehta...”. Lukman/20.



I treti: Metoda hyjnore udhėzuese dhe pėrcaktuese e mėnyrės dhe rrugės sė realizimit dhe luajtjes me sukses te kėtij roli, shpallja apo kurani. “Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė libri nė tė cilin nuk ka dyshim, udhėzues pėr tė devotshmit”. Bekare/1-2.



Kėta tre faktorė janė tė ndėrlidhur dhe tė ndėrthurur ngushtė me njėri – tjetrin dhe assesi nuk mund te kuptohet roli i tyre te shkėputur nga njeri – tjetri.



Thamė me lart se njeriu gėzon natyrė te dyfishte krijimi, atė engjėllore dhe atė tokėsore.

Vetėm me ane tė kėsaj natyre, kjo krijesė mund tė ndėrtojė relata dhe marrėdhėnie tė natyrshme efikase dhe tė domosdoshme me tė dy faktorėt e tjerė vendimtar pėr realizimin e rolit mėkėmbės nė tokė nėpėrmjet ambientit tė pėrshtatshėm dhe metodės hyjnore, Kuranit.



Natyra e tij shpirtėrore – engjėllore i mundėson njeriut tė lidhet natyrshėm me shpalljen e Allahut te Madhėrueshėm, ta kuptojė, ta perceptojė dhe ta mbarti atė.



Ndėrsa natyra e tij materiale – tokėsore ia mundėson zbritjen ne tokė tė kėsaj metode hyjnore, apo ta jetėsojė atė, pra ta zbatojė nė tokė. Mirėpo kėto marrėdhėnie dydimensionale me kuranin dhe tokėn, nuk mund tė ndėrtohen dhe te ruhen pėrjetėsisht, nga natyra e dyfishtė e njeriut vetėm nėse dy pėrbėrėsit e natyrės sė tij, trupi dhe shpirti e ruajnė harmoninė origjinale nė tė cilėn e ka krijuar Allahu i Madhėrueshėm. Pra Allahu i Madhėruar shpirtin dhe trupin e njeriut i ka krijuar ne njė harmoni tė drejtė dhe te saktė hyjnore dhe vetėm nėn hijen e saj mund ta luajė njeriu rolin e tij si mėkėmbės nė tokė.



Roli i njeriut dhe objektivi i agjėrimit



Pikėrisht kėtu del plotėsisht nė pah objektivi dhe sekreti i agjėrimit. Nė kėtė pikė kuptojmė se objektivi i agjėrimit ėshtė i lidhur ngushtė me rolin e njeriut si mėkėmbės nė tokė, pra me objektivin e ekzistencės se tij. “O ju besimtarė ju ėshtė bėrė obligim agjėrimi ashtu si[ ishte edhe pėr ata para jush me qėllim qė tė bėheni te devotshėm” Bekare 183. Pra pėr te qene te denje pėr tė luajtur rolin me tė cilin jemi ngarkuar dhe pėr tu ngritur ne nivelin e pėrgjegjėsisė sė duhur.



Harmonia mes trupit dhe shpirtit, si kusht vendimtar i suksesit te rolit njerėzor, pėrgjatė jetės nė tokė padyshim qė cenohet dhe tronditet. Pra njeriu gjatė angazhimit te tij nė tokė bėhet tokėsor mė shumė se ē’duhet. Pra veēoritė e tij tokėsore – shtazore fillojnė te jenė dominante nė tė. Gjė qė reflekton tek moralet e tij, te sjelljet e tij, te ndjenjat e tij, te fiziologjia e tij madje dhe te tė menduarit e tij. Qė do tė thotė se ka zbritur nėn nivelin e rolit dhe pėrgjegjėsisė sė tij.



Siē do tė thotė se aftėsia e tij pėr tė komunikuar, bashkėpunuar dhe ndėrvepruar natyrshėm me metodėn hyjnore, shpalljen e Allahut Kuranin, ėshtė dobėsuar, madje ėshtė rrezikuar seriozisht. Ēka do tė thotė njėkohėsisht se edhe mardheniet me mjedisin e tij ku jeton do tė stonojnė, pra nuk ndėrtohen sipas udhėzimit Kuranor. Apo tė reflektojė negativisht ndaj kėtij ambienti.



Allahu i Madhėruar pėr hir tė ruajtjes sė harmonisė trup – shpirt ka vendosur stacione apo kohė inventari apo bilanci ku njeriu tė vetėanalizohet dhe tė furnizohet me pajisjet e nevojshme qė ruajnė natyrshmėrinė e tij, harmoninė trup – shpirt, pra qė ruajnė njerėzillėkun e tij.



Allahu ka pėrcaktuar stacione ditore, pesė kohėt e namazit, stacione javore siē ėshtė dita e xhuma, stacione vjetore siē ėshtė ramazani dhe stacion njė herė ne jete siē ėshtė haxhi. Por pa pėrjashtuar kėtu aspak preokupimin dhe shqetėsimin e vazhdueshėm pėr mbarėvajtjen e relatave shumė dimensionale qė demonstrohen dhe manifestohen pėrmes pėrkujtimit tė pandėrprerė te Allahut dhe pendimit nga mėkatet.



Nė kėtė stacion vjetor, Ramazanin, besimtari me frerin e tij tė besimit ndalon pėr tė bėre inventarin e tij. Ku ėshtė me veten e tij, me shpirtin dhe trupin e tij?! A vazhdon tė jetė njeri apo e ka munduar natyra tokėsore?! Ku ėshtė me Zotin e tij dhe me revelatėn qė i ka zbritur pėr t’i ndriēuar rrugėn drejt objektivit te ekzistencės sė tij?! Ku ėshtė me shoqėrinė ku jeton?! A ndikon nė kėtė shoqėri tė ngrihet dhe tė lartėsohet, apo me sjelljet dhe veprat e tij e shtyn atė drejt humnerės?! Ku ėshtė me ambientin ku jeton?! A e ka lulėzuar dhe zbukuruar sipas dėshirės hyjnore?! A e ka organizuar jetėn nė tė, sipas metodės Kuranore, apo e ka shndėrruar nė shtėpi tė pėrjetėsisė dhe pistė konkurrimi pėr jetė a vdekje dhe mbijetesė?!

Pra, ramazani pėr besimtarin ėshtė stacioni i analizės dhe inventarit tė relatave tė tij shumė dimensionale tė cilat i mundėsojnė afrimin drejt qėllimit tė ekzistencės. Ose thėnė shkurt inventar i rrugės drejt Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė dhe tė vetmit tė Adhuruar me tė drejtė. Menjėherė me kėtė inventar bėhet edhe pajisja me aftėsinė pėr tė ndėrtuar relatat e natyrshme me Allahun, pra me udhėzimin apo metodėn e Tij hyjnore e nė tė njėjtėn kohė me aftėsinė pėr tė reflektuar sipas kėsaj metode. Apo thėnė ndryshe tė pajisurit me gatishmėrinė pėr t’iu bindur kėsaj metode hyjnore nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe tė vullnetshme. Pėrvetėsimit tė kėsaj gatishmėrie apo aftėsie, nė kėtė muaj tė bekuar, i shėrbehet pėrmes adhurimeve intensive qė kryhen duke filluar nga agjėrimi e mė pas namazi, itikafi, sadakaja e fitrit, dhikri dhe tė gjitha punėt e tjera tė mira.



Ramazani dhe Kurani



Ky muaj i bekuar ndryshe mund tė quhet edhe muaji i Kuranit kjo pėr shumė arsye por mjaftohemi me dy prej tyre.



E para: Sepse Allahu e pėrmend Kuranin nė tė njėjtin kontekst me muajin e Ramazanit.

“Muaji i ramazanit nė tė cilin ėshtė zbritur kurani udhėzim pėr njerėzit dhe sqarim e dallues i tė drejtės nga e kota.” Bekare 185. Siē njofton Allahu se kuranin e ka zbritur nė natėn e kadrit dhe kjo natė ėshtė nė Ramazan.



E dyta dhe mė e rėndėsishmja: Sepse ky muaj realisht ėshtė njė shkollė apo universitet Kuranor. Eshtė muaji i pėrjetėsimit tė Kuranit. Muaji i stėrvitjes kuranore. Muaji nė tė cilin gatishmėria e pėrjetėsimit tė normave kuranore ėshtė nė gradėn mė tė lartė tė mundshme. Ėshtė universitetet me dyer tė hapura pėr tė gjithė dhe me kushtet dhe konditat maksimale tė arritjes sė suksesit dhe kalueshmėrisė. Universitetet, nė tė cilin dėshton vetėm ai qė nuk e dėshiron suksesin, nuk dėshiron tė kalojė. Kėshtu thotė profeti Muhamed a.s.: “I dėshtuar me tė drejtė konsiderohet ai qė ka arritur Ramazanin dhe nuk i falen mėkatet”.



Ramazani dhe Shpėrblimi



Gatishmėria dhe aftėsia e pėrjetėsimit tė natyrshėm tė Kuranit nė kėtė muaj stimulohet fuqishėm edhe pėrmes sevapeve tė shumėfishuara tė punėve tė mira . Pra, Allahu e shtyn robin e Tij nė kėtė muaj drejt gradave mė tė larta tė devotshmėrisė pėrmes shpėrblimeve tė panumėrta.



Profeti (a.s.) thotė: “Puna e mirė vullnetare nė kėtė muaj ka shpėrblimin e njė farzi ndėrsa kryerja i njė farzi ka sevapin (shpėrblimin) e 70 farzeve”.



“Kush agjėron Ramazanin me besim nė peshėn dhe rėndėsinė qė ka te Allahu si dhe duke pritur sevapin prej Tij, i falen tė gjitha gjynahet qė ka bėrė mė parė”.



“Atė qė e gjen nata e Kadrit duke adhuruar Allahun duke besuar dhe shpresuar shpėrblimin e Allahut, i falen tė gjitha mėkatet qė ka kryer mė pėrpara”



“ Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se nė njėmijė muaj”. Sure Kader



“Dhjetėditėshi i parė i Ramazanit ėshtė mėshirė, i dyti ėshtė falje dhe i treti shpėtim prej zjarrit tė xhehenemit”.



“Tė gjitha punėt e birit tė Ademit janė pėr tė, pėrveē agjėrimit. Ai ėshtė pėr Mua dhe Unė di ta shpėrblej nė formėn mė tė mirė”.



Por ajo qė ka shumė rėndėsi tė dihet, ėshtė koncepti se shpėrblimi i agjėrimit dhe i tė gjitha adhurimeve tė tjera ėshtė nxitje pėr tė arritur gradat e larta tė devotshmėrisė. Pra, ėshtė rezultat i arritjes dhe realizimit tė objektivit tė agjėrimit dhe jo qėllim nė vetvete. Sepse nėse kur agjėrojmė kemi parasysh vetėm sevapin e tij dhe jo objektivat qė duhet tė arrijmė te vetja jonė pėrmes kėtij adhurimi, atėherė sevapi bėhet i pameritueshėm. Si shembulli i njė nėpunėsi qė lodhet shumė gjatė orarit tė punės, por pa realizuar detyrėn dhe pėrgjegjėsinė e ngarkuar. Ėshtė e natyrshme se ky nėpunės nuk meriton shpėrblimin mujor.

Kėtė kanė pėr qėllim edhe hadithet e profetit Muhamed (a.s.) ku thotė: “ Kush nuk i largohet gėnjeshtrės, mashtrimit dhe veprave tė dėmshme, le ta dijė se Allahu nuk ka nevojė pėr urinė dhe etjen e tij”.



Profeti Muhamed (a.s.) u njoftua se dy gra agjėrojnė shpesh. Profeti Muhamed (a.s.) u dėrgoi njė enė dhe u tha qė tė vjellin nė tė. Kur ato bėn ē’ka u tha Profeti (a.s.) e na u mbush me gjak dhe qelb. Njerėzit u habitėn. Profeti (a.s.) tha:

“Kėto dy gra kanė agjėruar prej gjėrave tė lejuara dhe e kanė prish agjėrimin (kanė ngrėnė) me gjėrat e ndaluara. Bashkoheshin me njėra – tjetrėn gjatė agjėrimit dhe pėrgojonin dhe shpifnin ndaj njerėzve”.



Pra, merita e shpėrblimit nuk varet nga tė agjėruarit, por nga realizimi i objektivit tė agjėrimit, nga devotshmėria. Sa mė lartė ta ngremė veten pėrmes agjėrimit, nė gradat e devotshmėrisė, aq mė i madh ėshtė sevapi, dhe e kundėrta.

Pra, sa mė shumė tė reflektojmė gjatė kėtij adhurimi, ndaj lidhjeve me Allahun, me veten, me shoqėrinė dhe me ambientin ku jetojmė, aq mė e madhe ėshtė kėnaqėsia e Allahut mbi ne. Kėtė e pohon edhe vetė ajeti Kur’anor:

“Ju ėshtė bėrė obligim agjėrimi ashtu siē ishte edhe pėr ata para jush nė mėnyrė qė tė bėheni tė devotshėm”. Bekare 183

Pra, tė arrini devotshmėrinė dhe jo thjesht tė merrni sevape.


Ketu mund ti gjeni te gjitha lajmet nga Islami

Por per informata me te hollesishme vizitoni http://www.vizion-islam.com/index.php

Ju pershendet Doctor-TonY-Forum
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://doctor-tony.albanianforum.net
 
Mesime Islamike per Agjerimin e njeriut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DoctoR-ToNY :: Kulturė,Art,Histori,Shkencė :: Islam-
Kėrce tek: