DoctoR-ToNY
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
DoctoR-ToNY

Besoj se do te kaloni mire ne Forum
 
ForumPortaliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» free full hentai movie free full hentai movie download
Lajmet nga  Islami Icon_minitimeTue Aug 02, 2011 12:13 pm nga Vizitor

» Opowiadania erotyczne
Lajmet nga  Islami Icon_minitimeMon Aug 01, 2011 12:47 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
Lajmet nga  Islami Icon_minitimeSun Jul 31, 2011 11:12 am nga Vizitor

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Lajmet nga  Islami Icon_minitimeWed Nov 18, 2009 1:23 pm nga ardianii

» Shqip Mesenger RISI
Lajmet nga  Islami Icon_minitimeWed Jan 28, 2009 4:46 am nga prenki

Top posters
Doctor-TonY (285)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
KattZ.=) (125)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
prenki (23)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
niki (19)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
€nDrIn (10)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
albateamhacker2 (7)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
GuttaaaA`Ss (5)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
caki027 (2)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
alban (2)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
Ibish_sakica (1)
Lajmet nga  Islami Vote_lcapLajmet nga  Islami Voting_barLajmet nga  Islami Vote_rcap 
Kush ėshtė nė linjė
1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 13 mė Wed Aug 11, 2010 11:41 am
Statistikat
Forumi ka 87 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Afrimi

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 470 artikuj v 173 temat
identifikimi
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Powered by:Doctor-TonY
Powered by:Doctor-TonY 2008

 

 Lajmet nga Islami

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Doctor-TonY
The WebMaster
The WebMaster
Doctor-TonY


Numri i postimeve : 285
Join date : 15/08/2008
Location : Perpara Prizrenit :D

Lajmet nga  Islami Empty
MesazhTitulli: Lajmet nga Islami   Lajmet nga  Islami Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 12:03 pm

1.Thelbi shpirtėror i Ramazanit

Ramazani ėshtė muaji i agjėrimit pėr myslimanėt nė tė gjithė botėn. Myslimanėt e frenojnė veten nga tė ngrėnėt, tė pirėt dhe nga marrėdhėniet intime, qė nga agimi deri nė perėndim gjatė gjithė muajit tė Ramazanit. Pėr disa njerėz, agjėrimi mund tė duket si njė formė mohimi dhe shfrytėzimi fizik. Nė njėfarė shkalle, largimi nga nevojat dhe kėnaqėsitė seksuale ėshtė nė tė vėrtetė njė pėrvojė fizike. Por ata qė kapen pas aspekteve fizike tė agjėrimit humbasin thelbin e Ramazanit dhe qėllimin e tij.

Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė njė prej pesė shtyllave tė Islamit. Gjithė struktura e Islamit ndėrtohet mbi kėto pesė shtylla. Ato janė deklarimi i besimit, namazi, agjėrimi, zekati dhe pelegrinazhi nė Mekė, i njohur si haxhi. Tre prej pesė shtyllave tė Islamit janė rituale, domethėnė akte tė pėrcaktuara fetare, arsyet themelore tė tė cilave nuk mund tė kuptohet menjėherė. Ato janė namazi, agjėrimi dhe haxhi. Myslimanėt duhet t’i kryejnė ato, sepse janė pjesė e detyrave tė tyre fetare, domethėnė ato janė pjesė e marrėveshjes sė tyre me Zotin.

Si ritual, agjėrimi ėshtė njė akt simbolik, kuptimi i sė cilit bėhet i dukshėm gradualisht nėpėrmjet pėrvojės. Kuptimi i mishėruar nė njė ritual bėhet gjithmonė i dukshėm kur njeriu e kryen vetė atė. Kjo nuk do tė thotė se agjėrimi nuk ėshtė i hapur pėr pėrshkrimin intelektual, por pėrshkrimi intelektual ose presupozon, ose parashikon njė kuptim qė mund tė bėhet i dukshėm mė sė miri nėpėrmjet kryerjes sė vetė aktit simbolik.

Zhvillimi shpirtėror

Thelbi i agjėrimit tė Ramazanit dhe qėllimi i tij pėrmblidhen nė Kuran me njė fjalė: takva (devotshmėri): “O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm”. (2: 183)

Po ēfarė ėshtė takvaja? Dhe si lidhet me aktin fizik tė agjėrimit?

Takva ėshtė njė temė qė pėrsėritet shpesh nė Kuran dhe njė vlerė e lartė kuranore. Ajo ėshtė qėndrim dhe proces. Ėshtė qėndrimi i duhur i njeriut kundrejt hyjnores qė do tė thotė dashuri, pėrkushtim dhe drojė. Dashurinė pėr burimin e sė mirės dhe bukurisė qė i jep vlerė jetės qė tė jetohet; pėrkushtimin ndaj urtėsisė dhe madhėshtisė sė pafund tė Zotit; dhe frikėn nga keqkuptimi i qėllimit hyjnor ose dėshtimi pėr tė mbajtur qėndrimin dhe lidhjen e duhur.

Qėndrimi i takvas nuk mund tė qėndrojė dhe as nuk qėndron nė kufijtė e shpirtit njerėzor, por zbulohet nė shprehje dhe veprim. Qėndrimi i takvas zbulohet dhe zbulon karakterin e vėrtetė qė rrit: pėrkushtimin ndaj vlerave sublime tė theksuara nė shpalljet hyjnore, si kurajėn, bujarinė, dhembshurinė, ndershmėrinė, qėndrueshmėrinė dhe bashkėpunimin pėr tė ndjekur atė qė ėshtė e drejtė dhe e vėrtetė.

Takvaja ėshtė njėlloj procesi me anė tė tė cilit besimtarėt pėrvetėsojnė vlerat sublime tė shpalljes dhe zhvillojnė karakterin e tyre. Pra, Kurani u pėrkujton besimtarėve se nuk duhet t’i shndėrrojnė praktikat fetare nė njė grup ritualesh tė verbra, nė procedura tė paracaktuara fetarisht tė kryera nė nivelin e lėvizjeve fizike dhe se duhet tė jenė gjithmonė tė ndėrgjegjshėm se praktikat fetare si namazi dhe agjėrimi, kanė si qėllim ngritjen morale dhe shpirtėrore: “Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson Allahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit. (2: 177)

Ashtu si Ramazani na ndihmon tė zhvillojmė disiplinėn tonė morale, ai na kujton dhe gjendjen e atyre qe janė tė uritur dhe nė situata tė vėshtira. Kurani na kujton vazhdimisht se feja ėshtė e pakuptimtė nėse nuk i bėn njerėzit tė kujdesen dhe t’i ndajnė gjėrat me tė tjerėt: “A e ke parė ti (a e sheh) atė, qė pėrgėnjeshtron pėrgjegjėsinė dhe llogarinė nė botėn tjetėr? Po ai ėshtė qė e pėrzė nė mėnyrė tė vrazhdė bonjakun. Dhe qė nuk nxit pėr ta ushqyer tė varfrin. Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen, tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm. Ata qė vetėm shtiren (sa pėr sy e faqe). Dhe nuk japin as sendin mė tė vogėl (as hua)”. (107: 1-7)
Angazhimi

Agjėrimi i Ramazanit, ashtu si praktikat e tjera fetare nė Islam, ėshtė njė rast pėr tė ndjekur pėrsosmėrinė morale, qė mund tė transmetohet si pėrsosmėri nė ndėrveprimin dhe organizimin social. Nė njė hadith tė transmetuar nė librat e Buhariut dhe tė Muslimit profetin e pyetėn: “O i dėrguari i Zotit! Kush ėshtė njeriu mė i nderuar?”. Ai u pėrgjigj: “Ai qė ka mė shumė takva”. Ata thanė: “Nuk tė pyetėm pėr kėtė”. Ai tha: “Ai qė ka qenė mė i mirė para Islamit ėshtė mė i miri prej tyre nė Islam nėse kuptojnė (mesazhin e shpallur)”.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se shokėt e profetit nuk e kuptuan menjėherė kuptimin e takvas, ashtu si shumė myslimanė sot. Kur ata nuk e pranuan pėrgjigjen e parė, profeti ua shpjegoi me pėrgjigjen e dytė. Kur dha pėrgjigje profeti po pėrsėriste kuptimin e dhėnė nė Kuran: “s’ka dyshim se te Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (takva)” (49: 13). Thėnia e profetit nėnvizon faktin se takvaja si cilėsi shpirtėrore dhe morale ėshtė e rėndėsishme nė botėn e njeriut pėrderisa i bėn njerėzit tė veprojnė me dhembshuri dhe respekt ndaj tė tjerėve.

Fuqizimi

Asgjė nuk e fuqizon njė bashkėsi mė shumė se zhvillimi i karakterit moral tė anėtarėve tė saj. Duke mishėruar vlerat morale tė shpalljes, njerėzit mund tė kenė njė jetė sociale mė tė lartė, tė bazuar nė ndihmėn dhe respektin reciprok, tė bazuar nė marrėveshjet e ndershme dhe tė drejta dhe mund tė kenė njė ndjenjė pėrgjegjėsie qė i nxit njerėzit tė zbatojnė parimet e sė drejtės dhe drejtėsisė ndėrsa ndjekin interesat e tyre tė ndryshme dhe konkurruese. Tema se jeta morale e bazuar nė nocionin e takvas na shpie nė fuqinė dhe prosperitetin shoqėror ėshtė njė temė e pėrsėritur shpesh nė Kuran: “E kush u pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare” (65: 2-3). Dhe: “S’ka dyshim se toka ėshtė e Allahut, ia lė nė trashėgim atij qė do nga robtė e tij, e ardhmja e lumtur ėshtė pėr tė devotshmit”. (7: 128)
Agjėrimi nuk ėshtė thjesht njė kohė gjatė sė cilės njerėzit shmangin kėnaqėsitė njerėzore, por njė rast pėr tė ushtruar pėrmbajtjen morale dhe pėr tė pėrjetuar rritjen shpirtėrore. Ramazani ėshtė koha e pėrkujtimit tė Zotit dhe e rinovimit tė angazhimit drejt vlerave tė larta dhe fisnike qė ai ia shpalli njerėzimit, dhe asgjė nuk na e jep ndjesinė e pėrmbushjes shpirtėrore mė shumė sesa gjendja e takvas, e tė qenit i vetėdijshėm pėr ekzistencėn e Zotit, qė Ramazani na ndihmon ta kuptojmė.


2.Agjėrimi, ēelėsi pėr njė shėndet tė mirė
Abdul-Hamid Dijan dhe Ahmed Kara Kuz


Agjėrimi ka dobitė e tij nga kėndvėshtrimi i shėndetit dhe i higjienės. Islami kėrkon qė myslimani tė jetė i shėndetshėm, i pastėr, vigjilent, i shkathėt dhe energjik.

Profeti (a.s.) ka thėnė: “Agjėroni qė tė jeni tė shėndetshėm”. Sot mjekėt i pranojnė dobitė e agjėrimit qė sigurojnė shėndetin e trupit dhe tė mendjes sė njeriut. Disa prej kėtyre pikave pozitive kanė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė psikologjinė dhe fizikun e atij qė agjėron.

Ėshtė zbuluar se agjėrimi ėshtė njė trajtim i efektshėm pėr ērregullimet psikologjike dhe emocionale. Ai e ndihmon njeriun tė pėrcaktojė dėshirat e tij, tė kultivojė dhe tė pėrmirėsojė shijen dhe sjelljen e tij, tė forcojė bindjen e tij pėr tė bėrė mirė, tė shmangė debatin, zemėrimin dhe nxitimin. Pėrveē rritjes sė rezistencės dhe aftėsisė pėr t’u pėrballur me vėshtirėsitė dhe durimin, agjėrimi pasqyrohet dhe tek aparenca fizike duke ndėrprerė grykėsinė dhe duke larguar yndyrat e tepėrta.

Dobitė e agjėrimit tek shėndeti nuk pėrfundojnė kėtu, por ai ndihmon nė lehtėsimin e disa sėmundjeve fizike, duke pėrfshirė ato tė sistemit tretės, si dhimbja kronike e stomakut, inflamacionin e zorrės sė trashė, sėmundjet e mėlēisė, mostretjen, dhe gjendjet si obesiteti, arterioskleroza, tensioni i lartė, astma, difteria dhe shumė sėmundje tė tjera.

Njė mjek zviceran dr. Barsilus ka theksuar se: “Avantazhet e urisė si mjet shėrimi janė disa herė mė tė mėdha se pirja e ilaēeve.

Lexuesit e dinė se shumė mjekė i kėshillojnė pacientėt e tyre tė mos i hanė disa vakte, ndonjėherė pėr disa ditė, para se t’u pėrcaktojnė njė dietė tė kontrolluar.

Nė pėrgjithėsi agjėrimi shpejton shkatėrrimin e indeve tė prishura tė trupit nėpėrmjet urisė dhe pastaj ndėrton inde tė reja nėpėrmjet ushqyerjes. Prandaj shkencėtarėt sugjerojnė se agjėrimi duhet tė konsiderohet si njė mjet efikas pėr tė kthyer rininė dhe jetėgjatėsinė.

Por agjėrimi duhet tė ketė dhe disa rregulla gjithashtu. Ai nuk nėnkupton mosngrėnien e vakteve nė mėnyrė tė ērregullt, qė mund tė dėmtojnė shėndetin dhe qėndrueshmėrinė, dhe nuk e pėrmirėsojnė atė. Pėr kėtė Islami ka pėrgjigje dhe pėr tė arritur dobitė e agjėrimit, ai rekomandon vaktin e mėngjesit qė quhet “syfur” dhe prishjen e agjėrimit nė kohėn e caktuar. Sigurisht pėr tė pasur shėndet tė mirė nuk duhet tė hamė derisa tė ngopemi plotėsisht pasi e hapim agjėrimin.



Muaji i lavdishėm i Ramazanit


Muaji i Ramazanit ka njė rėndėsi tė veēantė nė kalendarin islam. Profeti (a.s.) ka thėnė: “Ėshtė muaji i Allahut”. Ai ėshtė muaji kryesor dhe mė i lavdishmi. Ne e dimė tashmė se agjėrimi ėshtė njė prej shtyllave mė tė rėndėsishme tė Islamit dhe ai ėshtė bėrė i detyrueshėm pėr tė rriturit dhe tė arsyeshmit gjatė muajit tė Ramazanit. Duke agjėruar gjatė Ramazanit, myslimani jo vetėm pėrmbush detyrimin e caktuar nga Allahu, por ai do tė marrė shpėrblim tė madh dhe nė botėn tjetėr. Nga ana tjetėr, ēdo gabim pėr kėtė ēėshtje bėhet njė mėkat i madh. Agjėrimi ėshtė adhurim, dija pėr kryerjen e tij mbetet mes Allahut dhe individit. Prandaj Allahu do ta shpėrblejė njeriun pėr tė Ditėn e Gjykimit.





Tė mirat e Ramazanit nuk kufizohen vetėm tek kryeja e tė gjitha llojeve tė adhurimit dhe veprave tė mira gjatė kėtij muaji, por ai ėshtė gjithashtu njė burim i tė mirave tė mėdha hyjnore. Shpallja e Kuranit u bė gjatė kėtij muaji, prandaj myslimani e ka pėr detyrė ta lexojė Kuranin dhe tė mundohet tė kuptojė sekretet hyjnore tė tij. Ai i sjell paqe dhe e ndriēon mendjen dhe pastron shpirtin.

Ramazani ėshtė muaji i agjėrimit, i namazeve tė shumta, i sakrificės dhe adhurimit hyjnor. Gjatė kėtij muaji, njė mysliman i devotshėm agjėron gjatė ditės me kuptimin e vėrtetė tė fjalės, pra ai e pėrmban veten jo vetėm nga tė ngrėnit, por ashtu siē e ka shpjeguar profeti (a.s.) kontrollon gjuhėn, sytė, veshėt, mendimet dhe veprat e tij dhe bėn gjithēka qė ėshtė e mundur qė tė arrijė kėnaqėsinė e Allahut.

Lutjet dhe pendimi pėr mėkatet gjatė muajit tė Ramazanit janė burime tė mėshirės dhe mirėsive tė Zotit. Muaji i shenjtė i Ramazanit pėrveē se ėshtė muaji i adhurimit dhe tė mirave nga Zoti mban dhe njė rėndėsi historike gjithashtu. Ashtu siē e kemi thėnė dhe mė parė, Kurani zbriti nė kėtė muaj. “Beteja e Bedrit” dhe “Pushtimi i Mekės” u bėnė gjithashtu gjatė kėtij muaji.


3.Pėrse agjėrojnė myslimanėt?
Sejid Husein Nasr



Disa tė vėrteta janė tė qarta nga natyra e tyre dhe nuk ėshtė e nevojshme tė diskutohen nė rrethana normale. Por nė njė ditė dhe kohė kur edhe tė vėrtetat mė tė qarta mbėshtillen nga hija e dyshimit dhe vihen nė diskutim, jemi tė detyruar ta diskutojmė atė, qoftė ajo shumė e qartė. Njė prej tyre ėshtė nevoja pėr tė pasur njė element asketik nė jetėn e njeriut. Pa elementin e vetėmohimit dhe asketizmit, asnjė fe dhe si rrjedhim asnjė kulturė njerėzore nuk ėshtė e mundur. Njeriu duhet tė tėrhiqet nganjėherė nga jeta e plotė e shqisave, qoftė edhe pėr tė pasur mundėsi tė shijojė frytin e perceptimit ndijimor. Dhe thėnia taoiste e konfirmon kėtė “rrotėn e pėrbėn hapėsira boshe e saj”. Ėshtė njė shkallė e caktuar e vetėpėrmbajtjes nga objektet materiale tė shqisave qė e ekuilibron jetėn e shqisave, pėr tė mos folur pėr mundėsinė e hapjes sė nefsit njerėzor drejt jetės shpirtėrore.

Njė prej praktikave tė vetėpėrmbajtjes ėshtė agjėrimi, qė nė Islam ėshtė i detyrueshėm gjatė Ramazanit dhe i pėlqyeshėm dhe gjatė periudhave tė tjera tė vitit. Ashtu siē e pohon Kurani, ai ishte njė praktikė qė ekzistonte nė fetė e vjetra dhe nė Islam vetėm u pėrtėri dhe u institucionalizua nė formėn e sam-it (agjėrimit) tė Ramazanit. Agjėrimi gjatė kėtij muaji ka sigurisht shumė dobi dhe veēori tė jashtme dhe sociale, tė cilat janė diskutuar shumė shpesh, ku virtyti kryesor ėshtė bamirėsia ndaj tė varfėrve. Sigurisht elementi i bamirėsisė merr rėndėsi shpirtėrore vetėm atėherė kur bėhet pėr Zotin. Dhe gjatė agjėrimit ėshtė bindja ndaj vullnetit tė Zotit qė ka si fryt bamirėsinė ndaj tė varfėrve, nevojtarėve dhe pjesėmarrjen nė urinė dhe etjen e tyre.

Njė aspekt i vėshtirė i agjėrimit ėshtė mospėrmbushja e dėshirave fizike. Gjatė agjėrimit tendencat e pabindura tė shpirtit trupor ulen dhe qetėsohen gradualisht, nėpėrmjet nėnshtrimit sistematik tė kėtyre tendencave ndaj vullnetit tė Zotit, sepse nė ēdo ēast kur trupi ka uri, myslimani kujton se duhet t’i bindet Zotit. Prandaj agjėrimi nuk pėrmban vetėm largimin nga ushqimi por edhe nga epshi dhe pasioni fizik.

Si pasojė e kėsaj vetėpėrmbajtjeje sistematike, shpirti i njeriut bėhet i vetėdijshėm se ėshtė i pavarur nga mjedisi i drejtpėrdrejtė natyror dhe se ėshtė kalimtar nė kėtė botė. Ai njeri qė agjėron me besim tė plotė e kupton shpejt se ai ėshtė pelegrin nė kėtė botė dhe se ėshtė krijesė e pėrcaktuar pėr njė qėllim pėrtej ekzistencės materiale. Pėr tė bota humbet njė pjesė tė materialitetit tė saj dhe fiton njė aspekt “zbrazėtie” dhe transparence qė e bėjnė myslimanin tė meditojė pėr Zotin dhe krijimin e Tij.

Veē kėsaj natyra e papeshė dhe “boshe” e gjėrave kompensohet nga shfaqja e atyre gjėrave si dhurata tė Zotit. Ushqimi dhe pija qė merren si tė mirėqena gjatė gjithė vitit, gjatė agjėrimit duken mė shumė si dhurata nga parajsa dhe fitojnė njė rėndėsi shpirtėrore me natyrė tė shenjtė.

Tė agjėrosh do tė thotė gjithashtu tė veshėsh mburojėn e pastėrtisė kundėr pasioneve tė botės. Do tė thotė tė fusėsh, qoftė dhe “fizikisht” nė trupin e njeriut pastėrtinė e vdekjes, qė pa dyshim bashkohet me lindjen shpirtėrore. Gjatė agjėrimit njeriut i kujtohet se ai ka zgjedhur anėn e Zotit mbi botėn e pasioneve. Prandaj profeti (a.s.) e donte shumė agjėrimin.

Kjo vdekje e pasioneve e pastron shpirtin njerėzor dhe e boshatis nga uji i papastėr i mbetjeve negative mendore. Individi, dhe nėpėrmjet tij komuniteti islam, rinovohet nėpėrmjet kėtij riti dhe i sillen ndėr mend detyrimet dhe objektivat morale dhe shpirtėrore. Pėr kėtė arsye ky muaj i bekuar pritet me gėzim. Sepse gjatė tij hapen dyert e parajsės pėr besimtarin. Pėrmbushja e agjėrimit gjatė Ramazanit do tė thotė tė pėsosh njė pėrtėritje, njė rilindje qė e pėrgatit myslimanin tė pėrballet me njė vit tjetėr me vendosmėri, qė tė jetojė dhe tė veprojė sipas vullnetit tė Zotit. Gjithashtu agjėrimi i jep shpirtit tė njeriut njė aromė tė mirė, e cila ndihet edhe pas Ramazanit. Ai i jep shpirtit njė burim energjie qė ta ushqejė gjatė gjithė vitit. Muaji i shenjtė ėshtė quajtur i bekuar “mubarak”, muaj kur mirėsia ose barakah e Zotit rrjedh nė bashkėsinė islame dhe pėrtėrin burimet e tij mė tė thella tė jetės dhe veprimit.

Per lajme te tjera hini ne https://doctor-tony.albanianforum.net/post.forum?mode=newtopic&f=31
https://doctor-tony.albanianforum.net/islam-f31/mesime-islamike-per-agjerimin-e-njeriut-t102.htm#334
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://doctor-tony.albanianforum.net
 
Lajmet nga Islami
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» {Oferte}Futni Lajmet Ne Faqen Tuaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DoctoR-ToNY :: Kulturė,Art,Histori,Shkencė :: Islam-
Kėrce tek: